Angeline Jolie: Përdhunimet po përdoren për qëllime ushtarake dhe politike

Aktorja Angeline Jolie shton përpjekjet në mbrojtje të grave, duke i bërë thirrje NATO-s të ndihmojë në ndalimin e përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte.

E dërguara e posaçme e agjencisë së OKB-së për refugjatët, UNHCR, foli të mërkurën në zyrat e NATO-s në Bruksel dhe pas konferencës u takuan me komandantë e ushtarakë të aleancës veri-atlantike. Thirrja vjen pak ditë pasi aktorja Angelina Jolie, vizitoi një kamp refugjatësh sirianë në Jordani.

“Dhuna kundër grave dhe fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale është një fenomen në rritje në vendet e përfshira nga konfliktet. Përdhunimet po përdoren si armë për të arritur qëllime ushtarake apo politike. Të prekura janë jo vetëm vajzat e gratë, por edhe djemtë e burrat”, tha Angeline Jolie.

Aleanca e NATO-s, e cila numëron 29 anëtarë dhe ka misione nga Kosova në Afganistan, ka rënë dakord të ndihmojë në raportimin e dhunës seksuale në luftë, për të mundësuar daljen e personave përgjegjës përpara drejtësisë.

Jolie, nënë e 6 fëmijëve, e cila vitin e kaluar shfaqi filmin e saj “First They Killed My Father”, mbi regjimin e Khmer Ruzhit në vitet ‘70, tha se i kishte takuar viktima të dhunës seksuale dhe se po përpiqej të ishte zëri i tyre.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme