Angellov: Duhet urgjentisht të investohet në pajisje për shuarjen e zjarreve

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat thotë se shteti ka nevojë për pilotë për shuarjen e zjarreve. Sipas tij vendi nuk ka më nga ku të kërkojë ndihmë, pasi të gjitha shtetet përballen me situatë të rëndë të zjarreve. Stojançe Angellov në një intervistë për radion Evropa e Lirë tha se duhet urgjentisht të investohet në pajisje për shuarjen e zjarreve, pasi dëmi nga djegia e pyjeve e ka koston shumë të lartë se sa blerja e helikopterëve.

“Neve urgjentisht na duhen pilotë për shuarjen e zjarreve. Ne nuk kemi nga ku të kërkojmë ndihmë. Po mbetemi pa ndihmë nga jashtë. Në Greqi ka zjarre të tmerrshme, në Turqi gjithashtu, Shqipëri, Serbi. Gjthkund ka zjarre të rënda. Nuk kemi nga ku të kërkojmë ndihmë. Mekanizmi i BE-së është aktiv, e aktivizuam para 15 ditësh, por askush nuk ofron ndihmë, sepse të gjithë i ruajnë resurset për vendet e tyre, ose ndihmojnë aty ku është më kritike………… Për ne si shtet është më lirë të blejmë helikopter të rinj ose eventualisht air tracktor si variant më i lirë dhe kjo do të na kushtonte më lirë se sa drutë e djegur”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme