Anëtarët e një bande shqiptarësh në Britani, që trafikonin sasi të mëdha kokaine, janë dënuar me një total prej 43 vitesh burg.
Ata e fshihnin drogën brenda kroskotit të makinës, në kuti të tilla që mund të hapeshin vetëm me një kombinim butonash dhe një USB.
Kreu i bandës ishte Lulëzim Zefi, 36 vjeç.
Ai kishte edhe katër shpërndarës, që u arrestuan në prill të këtij viti.
Admir Simeqi u vëzhgua teksa shpërndante 3 kg kokainë te Gjergji Marku, përpara se të linte dy kilogramë tek Admir dhe Mark Bici.
Katër kilogramë kokainë u gjet në makinën e Simeqit, në një ndarje të posaçme në kroskot.
Vlera totale e drogës së sekuestruar shkon në 720 mijë sterlina.
Zefi u takua me ‘ushtarët’ e tij Valon Bajgora dhe Valentin Malocaj në një restorant, ku u arrestuan të tre.
Grupi ishte nën vëzhgim prej javësh përpara se të prangoseshin.
Lulzim Zefi u dënua me 12 vite burg.
Talentin Malocaj u dënua me 8 vite burg.
Valon Bajgora u dënua me 2.5 vite burg.
Admir Simeqi u dënua me 6 vite burg.
Gjergj Marku u dënua me 6 vite burg.
Mark Bici u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.