Anita Haradinaj lëndohet, largohet nga ‘Dance Albania’

Lëndohet Anita Haradinaj, largohet nga ‘Dance Albania’.

Njëra nga konkurrentet më të komentuara të “Dance Albania”, padyshim është edhe Anita Haradinaj, së fundi ajo ka pësuar një dëmtim në gju.

Këtë e zbuloi moderatorja e spektaklit, teksa u shpreh se asaj i është dashur të marre mjekim në gju.

Por Anita tha se për shkak të këtij dëmtimi nuk mundet të kërcejë më dhe i duhet që të bëjë pushim.

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më, e di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja, gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël do kisha vazhduar ta shijoj Ju falenderoj të gjithëve”, tha Anita.

Anëtari i jurisë, Ilir Shaqiri, shprehu keqardhjen për këtë dëmtim në këtë moment për Anitën.

“Sot përcolle hijeshi, delikatesë, pate një padjeshkë të realizuar në mënyrë elegante Është e habitshme që sot që je në atë shkallën tënde të kërcimit, “justifikohesh” me këtë të gjurit, me gjurin dhe me kaviljen nuk bëhet shaka se për ne balerinët janë primare, sepse hamë bukë falë atyre, realisht më vjen keq”, u shpreh Shaqiri./Lajmi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme