Anita Haradinaj – Gani Gërmisë: Ta boj zemër për humorin që ke.
Banori i spektaklit televiziv “BBVK2”, Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, së fundmi ka ndarë me të tjerët historinë e tij të dhimbshme familjare.
Ai foli për vëllanë e tij të ndjerë, i cili ka ndërruar jetë vitin e kaluar, pasi vuante nga një sëmundje.
Pas kësaj Anita Haradinaj opinioniste e BBVK-së i dha kurajo.
Ajo i tha se është i fortë dhe e përgëzoi për forcën që ka.
“Ta boj zemër për humorin që ke”, tha ajo.
Ndryshe sot në “Prime”, Anita Haradinaj ofendoi Gani Gërminë duke i thënë “Kqyru në pasqyre”, shkruan Insajderi.
Ky koment i saj nxiti reagimin e dy moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi që i dolën në mbrojtje Gani Gërmisë.