Anketa: 48% e serbëve mendojnë se Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë

Gazeta e Beogradit “Blic” në versionin online, sot ka filluar një anketë me lexuesit e vet lidhur me deklaratën e Edi Ramës se nëse nuk ecën anëtarësimi në Bashkimin Europian, atëherë dy vendet, Shqipëria e Kosova, do të bashkohen dhe kështu, sipas kësaj gazete, do të formohet Shqipëria e madhe.

Anketa vazhdon deri në mbrëmje e rezultatet e deritashme të anketës thonë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, do të ndodhë.

Kjo është pyetja e anketës: A do të bashkohen Shqipëria e Kosova e kështu të krijohet Shqipëria?

Me përgjigjet e mundshme për lexuesit: Sigurish se kjo do të ndodhë në të ardhmen; Nuk do të ndodhë kurrë; Frikohem se kjo do të ndodhë, madje shpejt.

Për versionin e parë të përgjigjes (Sigurish se kjo do të ndodhë në të ardhmen) kanë votuar 48 për qind e lexuesve.

Për versionin e dytë të përgjigje (Nuk do të ndodhë kurrë) kanë votuar 30 për qind e të anketuarve.

Për versionin fundit (Frikohem se kjo do të ndodhë, madje shpejt), kanë votuar 23 për qind e respondentëve.

Anketa: 48% e serbëve mendojnë se Kosova do t'i bashkohet Shqipërisë