Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. “Aleanca për shqiptarët” dhe PDSH kanë mbështetje vetëm nga dy për qind.
Kështu tregon anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), e realizuar në periudhën prej 4 deri 12 mars të këtij viti. Në anketën kanë marrë pjesë 1.108 qytetarë.
Në kampusin maqedonas, sipas IRI-it, për VMRO-DPMNE-në do të kishin votuar 27 për qind të anketuarve, ndërsa 17 për LSDM-në.
Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve lokale, anketa tregon se 28 për qind e të ankuarve do të kishin votuar për VMRO-DPMNE-në, 16 për LSDM-në, BDI-në 8, për BESËN 7 për qind, ‘Aleancën për shqiptarët’ dhe PDSH-në 2 për qind.
Në pyetjen nëse presidenti Gjorge Ivanov do të duhet të jep mandatin për formimin e Qeverisë së re, 58 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, 22 janë kundër, për 12 për qind varet prej pasojave që do t’i kishte shkaktuar në vend, ndërsa për 5 për qind varet preja asaj se kush është mandatar. Pa përgjigje kanë mbetur 10 për qind e të anketuarve./Shenja