Orce Kamçevi, i akuzuar në rastin “Parcelat në Vodno” për herë të dytë që nga fillimi i gjykimit për këtë proces gjyqësor është pozitiv ndaj Kovid-19. Për këtë arsye është shtyrë edhe seanca e sotme ku ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarëve.
– Advertisements –
Seanca e fundit kur i akuzuari Kamçev mungonte për shkak të izolimit nga Kovid-19, ishte më 28 janar.
Rastin për këtë lëndë e udhëheq gjyqtari Ilija Tërpkivi ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Lile Stefanovova.