Anulohet nisja e dy autobusëve në linjën Prishtinë-Beograd

Është anuluar nisja e dy autobusëve të orës 22:00 dhe 23:00 të linjës Prishtinë-Beograd të natës së enjtes.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, Ylber Citaku, i cili tha se pasi kanë shikuar kamerat në stacion, kanë vërejtur se kanë qenë grupe të njerëzve që kanë shkuar në stacion për të nxitur njerëzit që të ikin.

Më pas, ai ka sqaruar edhe për një grup tjetër njerëzish të cilët kanë blerë bileta për Beograd, por që kanë zbritur në Podujevë.

Informacione të tilla janë bërë të ditura nga Çitaku, teksa ka sqaruar arsyen e anulimit të dy autobusëve për Beograd, transmeton Insajderi.

“Sipas deklarimeve të pronarëve të kompanive, dje ka qenë një lojë e këtyre të rinjve dhe një pjesë e tyre kanë zbritur sa kanë dalë nga Prishtina dhe më pas kanë kërkuar ti kthejnë biletat”, ka thënë Çitaku.

Por sipas ekspertit të sigurisë, Burim Ramadani, ky ka qenë pikërisht skenari që është praktikuar edhe në vitin 2015 kur ndodhi një eksod i qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së.

“Kjo është saktësisht forma sesi ka nisur, vala e emigrimit në vitin 2015, me këtë grup njerëzve që kanë zbritur në Podujevë”, ka thënë Ramadani në emisionin Target në RTK.

Sipas tij, shteti ka qenë i informuar për këtë praktikë por nuk i kanë arrestuar asnjëherë njerëzit që kanë organizuar ikjen e qytetarëve në vitin 2015.

“E gjithë elita politike në Kosovë është e informuar për këto grupe. Ka edhe filmime duke ndodhur kjo. Elita politike e din dhe e ka tepër të qartë. Por nuk e ka arrestuar askënd”, ka thënë Ramadani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme