Anulohet takimi i Vlorës mes Kosovës dhe Shqipërisë

Mbledhja e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk do të mbahet më 24 prill, siç është bërë e ditur më herët.Arsyet zyrtare të këtij vendimi, që më tepër se Tirana, është nxitur nga Prishtina, nuk janë bërë të ditura.Por, lajmin e mosmbajtjes së takimit të madh të Vlorës e kanë konfirmuar disa burime për klankosova.tv.
“Zyra e kryeministrit ka propozuar një datë tjetër, më të përshtatshme se 24 prilli”, ka thënë një burim nga Qeveria e Kosovës, që është deklaruar në kushte anonimiteti.“Arsyetimi ka qenë se bëhet fjalë për agjendë të ngjeshur të kryeministrit”, ka thënë ky burim.Portali klankosova.tv ka tentuar gjithë ditën të konfirmojë lajmin nga zyra e Isa Mustafës, po asnjëri nga këshilltarët e tij, as zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, e as shefja e kabinetit, Vlora Dumoshi, nuk janë deklaruar për këtë çështje.Mosmbajtja e takimit të dy qeverive më 24 prill është konfirmuar edhe nga Tirana.“Jemi në konsultime për ta gjetur një datë tjetër për mbledhjen e dy qeverive”, ka thënë një burim nga qeveria shqiptare.“Besoj që ditëve në vazhdim do të jemi në gjendje ta tregojmë datën kur potencialisht mund të mbahet takimi i ri”.Një ditë më parë, Klan Kosova ka raportuar se më 24 prill do të ketë një ngjarje tjetër, shumë më e rëndësishme se ajo e mbledhjes së dy qeverivë, që zhvillohet në Vlorë.Këtë ditë, sipas burimeve të televizionit, Kuvendi i Republikës do ta ketë në rend dite miratimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.Të nesërmen, më 25 prill, pritet prishja e koalicionit qeverisës PDK-LDK, për t’i lënë vend zgjedhjeve të parakohshme, që me gjasë do të mbahen me 28 maj ose 4 qershor.