Ahmeti: Konfliktet brendapartiake janë arsyeja pse nuk janë propozuar kundërkandidatët e mi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur i befasuar me mos zyrtarizimin e kandidatëve të partive tjera opozitare në këtë komunë.Madje Ahmeti, thotë se ka menduar se do të jetë i fundit ai që do ta zyrtarizojë rikandidimin e tij për kryetar të Prishtinës, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak se siç tha ai “ka konflikte të brendshme” në partitë opozitare, raporton GazetaBlic.com“Kam menduar që tjerët shumë më herët që ti bëjnë publik, të bëjmë debate, megjithatë fushata ka filluar. Por unë mendoj se ka edhe konflikte të brëndshme. Në LDK ka në mes të Ismet Beqirit dhe kandidatëve tjerë që po përmenden. Unë po besoj edhe po shpresojë që për të mirën e Prishtinës t’i kemi të gjithë kandidatët”, tha Ahmeti në emisionin “Rrokum Roll” .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme