Qazim Rasha, babai i Klodian Rashës, të riut që u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj ka folur në seancën e sotme ku Apeli vendosi të shtojë dënimin për autorin që i mori jetën të birit.
Rasha ka deklaruar se ai është një prind përballë një padrejtësie dhe duke iu drejtuar gjyqtarëve është shprehur se ata duhet ta vendosin drejtësinë për ta lehtësuar edhe atë.
Ai i ka cilësuar pretendimet e avokatëve të Hajdarajt për rrezik lojëra dhe një telenovelë që sipas tij nuk i beson njeri.
“Jam një prind përballë një padrejtësie dhe ju, gjyqtarët jeni ata që duhet ta vendosni atë për të më lehtësuar edhe mua.
Pretendimet e avokatëve dhe të pandehurit për rrezik, janë lojëra dhe një telenovelë që se beson asnjëri, ato nuk qendrojnë”, ka deklaruar Qazim Rasha.
Gjykata e Apelit e Tiranës e ka dënuar me sot 18 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, por që nga gjykimi i shkurtuar atij i mbeten per te vuajtur 12 vite.
Por në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 12 vite burg. Nga gjykata e shkalles së Parë Nedvaldo Hajdaraj ishte dënuar me 15 vite burgim e nga gjykimi i shkurtuar do të vuante 10 vite.



