Dhjetra prej tyre rrezikojnë shkarkimin/ Njësia Anti-Korrupsion kap në shkelje mbi 100 punonjës të Administratës Shtetërore

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot se afro mbi 100 zyrtarë të lartë në institucione qendrore dhe vendore në shumë qytete të vendit janë të përfshirë në shkelje. Dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra.


Kështu ka rezultuar pas një hetimit të Njësisë anti-korrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Manja tha se janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë në institucionet qendrore dhe vendore.

“Duke filluar me drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit parauniversitar ku nga një hetim i njësisë anti-korrupsion, janë konstatuar shkelje e inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive. I janë propozuar Ministrisë së Arsimit ecuri disiplinore për një zinxhir zyrtarësh në drejtorinë e përgjithshme të Arsimit Paauniversitar por dhe në zyrat vendore të Arsimit Fier, Durrës, Lezhë, Korçë Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Është në vlerësimin dhe kompetencën e ministrisë së Arsimit të bëjnë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët”, tha ministri Ulsi Manja.

Masa administrative janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra dhe për një seri zyrtarësh në këto institucione:

Në Agjencinë Kombëtare të Burimeve natyrore 1 person

AKU 3 persona

Doganat 1 person

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor 10 persona

Drejtoria e Gjendjes Civile 5 persona

Agjencia e Zonave të Mbrojtura 5 persona

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit 2 persona

Drejtoria e Tatimeve 3 person

Kadastra Durrës 14 persona

Drejtoria rajonale Tatimore Durrës 3 persona

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme