Gjykata e Apelit përmes një konference për media ka njoftuar vetëm për sukseset që ka arritur kjo gjykatë gjatë vitit 2018.
Kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala, ka thënë se viti 2018 ishte më i suksesshmi ndonjëherë për Apelin, pasi janë zgjidhur mbi 13 mijë lëndë, dy mijë më shumë sesa në vitin 2017.
Ai ka thënë se nga viti 2017 janë trashëguar 16 lëndë kundër korrupsionit ndërsa gjatë vitit 2018 kanë pranuar 109 lëndë të tilla. 107 prej tyre janë kryer ndërsa janë në punë edhe 18 lëndë.
Ndërsa lëndët që kanë qenë të shënjestruara si kusht për liberalizim vizash, janë kryer.