Aplikimi i Kosovës në KiE, DASH-i: Kosova dhe Serbia i përcaktojnë prioritetet e tyre të politikës së jashtme

“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane që kanë të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në një përgjigje me shkrim për Zërin e Amerikës, duke iu referuar deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se Kosova ka shkelur Traktatin e Washingtonit. duke u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Me marrëveshjen e nënshkruar në shtator 2020, Serbia dhe Kosova u angazhuan në dokumente të veçanta për bashkëpunim ekonomik, por edhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Pjesë e marrëveshjes ishte një moratorium një vjeçar ndaj Kosovës që të mos aplikonte për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe Serbisë që të përmbahej nga një fushatë diplomatike për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Moratoriumi skadoi më 4 shtator 2021.

“Moratoriumi ishte krijuar për të zgjeruar hapësirën për bisedë dhe kompromis midis Kosovës dhe Serbisë, që ne besojmë se është në interesin strategjik të të dy vendeve,” thuhet në përgjigjen nga Departamenti i Shtetit për VOA.

“Ne vazhdojmë të besojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, është vendimtar për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane. Ne bëjmë thirrje për pjesëmarrjen e tyre urgjente, fleksibël dhe serioze në këtë proces”.

Shtatorin e kaluar, në prag të përvjetorit të Marrëveshjes së Uashingtonit, Departamenti i Shtetit inkurajoi drejtpërdrejt Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë moratoriumin rreth çështjeve që mund ta ndërlikojnë përparimin në fushat teknike.

Pasi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla paraqiti kërkesën zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd të enjten se Prishtina kishte “shkelur brutalisht” marrëveshjen e Uashingtonit.

“Pas gati dhjetë vitesh të nëpërkëmbjes së marrëveshjes së Brukselit, tash e kanë shkelur marrëveshjen e Uashingtonit, ndërsa as ata dhe as mentorët e tyre nuk e kanë respektuar ndonjëherë Rezolutën 1244”, ka thënë presidenti i Serbisë.

Kujtojmë se Marrëveshja e Washingtonit është nënshkruar pas dy ditësh bisedime mes përfaqësuesve më të lartë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kryeqytetin amerikan më 3 dhe 4 shtator 2020, gjatë administratës së Presidentit Donald Trump.

Marrëveshja u ndërmjetësua nga i dërguari i Trump për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, i cili u ndal në bashkëpunimin ekonomik mes dy palëve, i bindur se përmirësimi i situatës ekonomike dhe standardit të jetesës do të lehtësojë zgjidhjet e mëvonshme politike.

Administrata e Bidenit ka pranuar obligimet nga marrëveshja e Uashingtonit, e cila u konfirmua disa herë vitin e kaluar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Cosnet.

Gjatë një vizite të fundit në rajon, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried foli me Presidentin Vuçiç, duke përfshirë dialogun Beograd-Prishtinë. Siç u njoftua, ata ranë dakord që çështjet e hapura në dialog mund të zgjidhen nën patronazhin e BE-së për të arritur zgjidhje kompromisi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme