Apostolova: Demarkacioni ishte kriter teknik, por u politizua

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Në Seminarin e 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet në Prishtinë ka folur edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Ajo ka thënë se si pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova ka perspektivë europiane , duke folur edhe për dialogun e Brukselit.

“Unë jam e ngarkuar të mbajë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Brukselit edhe në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Apostolova.

Pyetjes së Pal Lekajt për kushtin e demarkacionit për lirimin e Kosovës nga vizat në zonën Schengen, Apostolova tha se nuk ka qenë qëllimi që të mbahet Kosova larg, por që t’i ikim problemeve që kanë ndodhur me shtetet tjera më parë. Ajo gjithashtu tha se demarkacioni u shndërrua në problem politik.

“Kemi folur për këtë çështje shumë herë, BE nuk është duke shpikur më shumë kushte për Kosovë që ta mbajë larg. BE në procesin e zgjerimit ka kaluar në shumë rrëfime të rënda e hidhura, që shumë vende anëtarë kanë pasur probleme pasi kanë hyrë. Demarkacionin, ne e kemi parë si problem teknik që mund të kryhet shpejt, sikur tha kryetari Veseli, por ky është shndërruar në problem politik. Nuk është menduar se do të jetë kështu”, tha Apostolova.

Ajo pohoi se në periudhën e ardhshme, BE-ja do t’i mban sytë në luftën kundër korrupsionit.

“Në periudhën e ardhshme BE do dëshironte të shihte përmirësim në luftimit dhe parandalimin e korrupsionit. BE fuqishëm e përshkushtuar që të shtyjë përpara proceset e BE-së, administratë publike, zhvillim ekonomik, drejtësi, etj.”, përfundoi Apostolova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme