Papadopoulou: Eulex nuk do të qëndroj përgjithmonë në Kosovë

E shtune, 22 Tetor 2016  –  Sakte.net

Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX),  Alexandra Papadopoulou, e cila po merr pjesë në seminarin e AP-së ka prezantuar punën e deritanishme të misionit të Eulexit.

Ajo para të pranishmëve ka theksuar se Eulex  është duke punuar në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, shkruan zeri.info

Papadopoulou ka theksuar se stabiliteti i sundimit të ligjit në Kosovë po përparon, sipas saj Eulex nuk do të qëndroj përgjithmonë në Kosovë pasi që sic thotë ajo po reduktohet strukturat e këtij misioni duke kaluar në kompetenca të institucioneve të vendit.

Ajo më tej ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet edhe më shumë të shtojnë vullnetin e tyre në drejtimin e rendit dhe luftimin e korrupsionit./ZERI

Fjala e Papadopoulou:  

Sundimi i ligjit ishte temë shumë e rëndësishme në Kosovë. Ne flasim nga përvoja e EULEX, nga mandati i i vazhduar i yni, ky mandat i ri pasqyron shumë.

Para 8 viteve pyetej pse po krijohej EULX, shumë çka është shkruar e thënë për këtë mision. Ishte vendim unanim i vendeve anëtare për ta formuar këtë mision, për ta përfaqësuar interesin drejt europianizmit. Ky ka qenë misioni më i madh në botë i Eulex kështu ne si prioritet e kemi luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra ky është qëllimi i jonë.

EULEX nuk do të qëndroj përgjithmon në Kosovë, një ditë do të mbaroj ky mision, sepse edhe tashmë veç ka filluar të reduktohen disa procese tëk ëtij misioni.

Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të tregojnë zotuesin e tyre në drejtimin e sundimit të ligjit. Këtu jemi për të ndihmuar dhe të punojmë bashkë.