Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, do të vizitojë nesër një numër të qendrave të votimit për t’u njohur nga afër me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Ajo me këtë rast do të vizitojë Qendrën e votimit 1906 në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, ora 8.50, Qendrën e votimit 2101X në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, ora 13.30, Qendrën e votimit 0202X në Shkollën fillore “Mustafa Bakia e re” në Gjakovë, ora 16.55 dhe Qendrën e votimit 3401E në Shkollën fillore “Mreti Millutin” në Graçanicë, në ora 18.45.
Nesër në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.