Apostolova: Duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të BE-së

Me aktivitete të ndryshme sot u shënua Dita e Evropës, 9 maji, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku me këtë rast zyrtarë të Qeverisë se Kosovës u shprehën se kanë dalë për të shënuar këtë festë dhe për të vërtetuar vullnetin dhe përkushtimin për integrimin e Kosovës në BE.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj theksoi se Kosova paraqet vlerë për Bashkimin Evropian me të rinjtë, me gjeneratat e reja të cilat janë potencial për BE. Sipas saj, Kosova është në rrugëtimin drejt integrimit evropian.

“Kosova ka nevojë për Bashkimin Evropian, ka nevojë për arsimimin e popullatës së vet, të rinjve, për shkolla, universitete më të mira dhe më kualitative. Ka mundësi që bizneset e veta më konkurrente me bizneset tjera në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ka nevojë për t’i gëzuar të gjitha të drejtat ashtu sikurse edhe gjithë qytetarët tjerë në Bashkimin Evropian. Por, po ashtu Kosova paraqet edhe vlerë për Bashkimin Evropian me të rinjtë, me gjeneratat e reja të cilat janë potencial për Bashkimin Evropian. Ne jemi me stadin fillestar të rrugëtimit tonë drejt integrimit evropian, por vullnetin e madh të popullatës dhe qëndrimet e qeverisë do të jenë atom dy veprimet, të cilat ne do t’i artikulojmë që këtë rrugë, të cilën e kemi filluar ta përfundojmë sa më shpejt dhe një ditë të jemi pjesë ose shtet anëtar sikurse edhe shtetet tjera në Bashkimin Evropian”, theksoi Ahmetaj, raporton KP.

Edhe përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova duke vlerësuar këtë ditë, tha se Kosova ka të ardhme evropiane dhe integruese dhe po bëjnë të pamundurën që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Sot festojmë vlerat evropiane të cilat janë siguria, të drejtat e njeriut, arsimimi i mirë për rininë, barazia gjinore, jeta transparente politike dhe siguria për të gjithë ata që jetojnë në hapësirën evropiane. Këto janë vlerat, të cilat unë i shoh në Kosovë janë shumë të rëndësishme për të gjithë ju. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës për Kosovën pasi që ajo ka nevojë për rrugën evropiane, ne duam që shumë shpejt ta shohim Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian. Zyra ime, kolegët dhe ekipi im nuk po e kursejnë asnjë përpjekje që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kosova ka popullatën më të re në hapësirën evropiane prandaj dua t’u bëj thirrje rinisë së Kosovës pasi që ju jeni e ardhmja e Kosovës, jeni shumë të ndritur dhe shumë të mençur, dhe natyrisht ju do të keni një garë shumë të madhe, sepse edhe rinia në Evropë po përballet me shumë sfida”, theksoi Apostolova.

Dita e Evropës shënon përvjetorin e fjalimit të ministrit të Jashtëm francez Rober Shuman të mbajtur më 9 maj 1950.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme