Apostolova shuan shpresat, thotë se Kosovës mund ti refuzohet statusi për kandidat

Shpresat e kosovarëve se shteti i Kosovës mund të marrë në një afat të afërt statusin kandidat për në BE, janë zbehur.Kjo pasi që shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se Kosova mund ta aplikojë për statusin kandidat për në BE, mirëpo që aplikimi mund të refuzohet.“Druaj që menjëherë shtetet njohëse ta refuzojnë atë aplikacion. Duhet të flitet me Qeverinë se kur duhet të aplikohet”, ka shtuar ajo.
Apostolova këto komente i bëri në konferencën “Momenti i ri i zgjerimit në BE: Çfarë mund të përfitojë Kosova”, e organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).Sipas saj, anëtarësimi në BE nuk do të bëhet me automatizëm vetëm me merita, prandaj siç tha ajo, është i rëndësishëm dialogu Kosovë-Serbi e në veçanti lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme