Apple fiton gjyqin 120 milionë dollarësh nga Samsungu

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 16:42

Gjyqi i dytë ndërmjet “Apple” dhe “Samsung” prapë shkoi në favor të “Apple” për 120 milionë dollarë.

“Samsung” ka apeluar në shkurt për vendimin e parë kundër tyre, duke thënë se gjyqtari e ka kuptuar gabimisht procesin.

Juria prej tre gjyqtarësh pastaj anuloi fitoren e “Apple”, duke thënë se një patentë nuk është shkelur nga “Samsung”, ndërsa dy të tjerat ishin të pavlefshme.

“Apple” pastaj ka mbledhur gjyqin për t’u rimarrë me këtë rast, dhe të tre gjyqtarët të cilët anuan nga “Samsung”, nuk ia dolën që të fitonin asnjë aleat të vetëm.

Një dokument i lëshuar sot ka treguar se “Apple” ka fituar bindshëm gjyqin, në një vendim të jurisë, 8 me 3 në favor të vetin.

“Apple” ka paditur “Samsung”-un për vjedhje të mënyrës se si kthehen numrat në telefona e struktura të tjera softuerike të cilat bëhen linqe.

Po ashtu edhe për mënyrën e hapjes “slide-to-unlock” të pajisjeve të saj dhe karakteristikën e autokorrektuesit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme