Google lanson supertelefonat e rinj

Pas shumë rrjedhjeve online, Google ka prezantuar zyrtarisht telefonat e rinj Pixel dhe Pixel XL.

Telefonat janë krijuar nga HTC, dhe kanë ekran 5-inç – modeli Pixel dhe 5.5-inç Pixel XL. Pajisjet kanë procesor Snapdragon 821 dhe kanë një version të veçantë të sistemit operativ Android.

Katër pikat kyçe të telefonave të rinj Pixel janë:

  • Asistenti i Google-it. Asistenti i ri digjital i Google tani është i inkuadruar në këta telefona. Ai asiston në sjelljen e fotove nga e kaluara, kur një përdorues i kërkon ato, lëshimin e ndonjë kënge, sipas kërkesës së përdoruesit e shumëçka tjetër.
  • Kamera. Pixel dhe Pixel XL kanë kamerë 12.3-MP.
  • Hapësira pa limit. Google do të mundësojë hapësirë të pa limituar në shërbimin online për ruajtjen e fotografive dhe videove që realizohen me Pixel.
  • Bateria. Google thotë se me telefonat e rinj mund të mbani baterinë për 7 orë me vetëm 15 minuta mbushje.

Të dy telefonat kanë 4GB RAM, 32 ose 128GB hapësirë të brendshme.

Telefoni është në dispozicion për porosi që nga tash me çmim fillestar prej 650 dollarësh deri në versionin më të shtrenjtë prej 870 dollarë.