Apple heq dorë nga modeli i ri i iPhone SE?

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Vitin e kaluar Apple kishte prezentuar iPhone SE, pajisja e cila paketon procesorin e fuqishëm Apple A9 me një çmim të volitshëm duke u bërë kështu modeli më i lirë i iPhone.

Apple zakonisht e rifreskon linjën e iPhone secilin vit mirëpo tani duket se vitin e ardhshëm nuk do të kemi një model të ri iPhone SE.

Sipas analistit të teknologjisë, Ming-Chi Kuo, Apple mund të mos lansojë iPhone SE në vitin e ardhshëm.

Në një raport të ri, Kuo ka deklaruar se Apple do të zvarrisë ciklin e lansimit të iPhone SE në mënyrë që të rrisë margjinat bruto dhe të zvogëlojë efektin e ciklit në shitjet e pajisjes së re të tyre, iPhone 7.

Ky raport mund të dal të jetë i vërtetë pasi që Apple është duke punuar shumë të rrisë profitin pasi që vlerat e fundit të tremujorit të ardhshëm janë më të vogla në krahasim me ato të vitit të kaluar për periudhën e njejtë.

Kuo parashikon se Apple do të shesë 40 deri në 50 milionë njësi në këtë tremujor, një rënie prej 51.2 milionë.