Pas telefonave Samsung, por shpërthejnë edhe lavatriçet Samsung

E hënë, 07 Nentor 2016  – Sakte.net  /

Problemet për Samsung-un nuk kanë fund! Pasi u përball me shpërthimet e telefonit “Note 7”, kjo kompani është detyruar të tërheqë nga tregu plot 2.8 milionë rrobalarëse pasi edhe këto pajisje kanë nisur të pëlcasin.

Kjo kompani ka marrë 730 ankesa për rrobalarëset e prodhuara nga vetë “Samsung”-u, gjë që i ka detyruar ata t’i tërheqin nga tregu.

“Po flasim për një problem tepër serioz, këto makineri shpërthejnë plotësisht duke u kthyer në rrezik të madh”, tha Elliot Kaye, kreu i Komisionit të Sigurisë së Produkteve.

Kjo është “goditja” e dytë për “Samsung”-un, pasi imazhi i saj ra ndjeshëm kur telefonat “Note 7” filluan të pëlcasin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme