Apple vë rekord të ri të shitjes së iPhone’ve – nuk do ta besoni sa shumë celularë ka shitur

Apple ka raportuar rezultate të forta financiare për tremujorin e fundit.

Gjiganti teknologjik nga Kalifornia ka njoftuar se shitjet gjatë periudhës festive kanë ndikuar që Apple të gjenerojë të ardhurat më të mëdha ndonjëherë në një periudhë tremujore, dhe ka thyer shumë rekorde, shkruan Gazeta Express.

Apple ka shitur më shumë se iPhone se asnjëherë më parë dhe ka vënë rekord të të ardhurave nga shitjet e iPhone, nga shërbimet e saj, nga shitjet e Mac dhe të Apple Watch, ka bërë të ditur shefi i saj ekzekutiv, Tim Cook.

Apple ka mbledhur 78.4 miliardë dollarë në të ardhura dhe ka shitur 78 milionë iPhone në tre muajt e fundit, ka njoftuar Cook.

Telefoni më i ri i mençur i kompanisë, iPhone 7, ka ndikuar veçanërisht në rritjen e të ardhurave të Apple.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme