Arafat Muaremi paralajmëron se do të dorëzojë kallëzime penale kundër prokurorëve 

Gazetar: Lluka Andreev

Drejtori i Drejtorisë së policisë financiare, Arafat Muaremi do të dorëzojë kallëzime penale kundër prokuroreve Villma Ruskoska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, shkruan Alsat.

Muaremi shprehet se raporti nga mbikëqyrja e Prokurorisë së Lubomir Joveskit i vërteton akuzat e tij për, siç shprehet, bastisjen joligjore që këto prokurore e kanë realizuar në Drejtori.

Ai dyshon në qëllime të tjera të prokurores Ruskoska.

“Bastisjet ishin tendencioze dhe me qëllim të vetëm- të cenohet imazhi im personal, imazhi i tërë institucionit, të sillen në pikëpyetje të gjitha procedurat aktuale por edhe të ardhshme që Drejtoria i udhëheq dhe me qëllim që të mbrohen interesat e dikujt. A është bastisja mënyra që Villma Ruskoska të vijë deri tek lëndë që Drejtoria merret me to dhe të ketë qasje direkte në ato lëndë?”, tha Arafat Muaremi – drejtor i policisë financiare.

Drejtoria e policisë financiare nuk është e kënaqur nga bashkëpunimi që e ka me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar në krye me Ruskoskën.

Jozyrtarisht, për lëndë më të mëdha me të cilat ka vepruar Drejtoria, siç janë denoncimet për larje parash në Federaten e futbollit të Maqedonisë, keqpërdorimet në komunën e Karposhit, në Ministrinë e Transportit. SH.A TETO dhe të tjera ku kinse janë bërë keqpërdorime prej miliona denarë, nuk ka ende epilog.

Ato janë në prokurorinë e Ruskovskës, ndaj pyesin policinë financiare nëse do të hapet procedurw hetimore dhe në çfarë faze janë denoncimet?

“Pse Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka kërkuar që të bëhen kontrolle në hetimet aktuale (të hetohet prejardhjen e parave për Mijallkovit, për Gruevskin, për Orce Kamçevin…) ndërsa ka vepruar në mënyrë të shpejtë mbi këtë denoncim anonim dhe ka ardhur për të bërë kërkime të pabaza dhe të paligjshme? Kemi marrë pyetje nga gazetarët, pse nuk kontrolloni, a do të kontrolloni… Këtë duhet të na e kërkojë prokuroria në procedura hetimore dhe gjyqësore, duhet të thirremi”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Ndërkaq, Ruskovska kërkoi bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare pasi kishte marrë një kallëzim penal anonim, ndërsa Muaremi thotë se kërkimi është bazuar vetëm në këtë kallëzim, pa pasur asnjë provë dhe argument dhe e akuzon se ka dorëzuar të dhëna të rreme në Gjykatë.

“Urdhri për bastisje përfshin “dyshimin e bazuar” dhe se unë kam kryer veprën penale ” marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. Vilma Ruskovska, pa pasur asnjë provë, pa dhënë asnjë provë, në Gjykatë dhe publikisht, më akuzon se kam kryer vepër penale”, u shpreh Arafat Muaremi – Drejtor i Policisë Financiare.

Muaremi po ashtu thotë se Ruskovska nuk e ka respektuar Ligjin për procedurë penale në pjesën e kryerjes së bastisjes në organin shtetëror, sepse në bastisje është dashur të thërrasë edhe ministrin e Financave Fatmir Besimin, nën kompetencën e të cilit është Administrata./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme