Arbana Xharra, ish-këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka kritikuar delegacionin kosovarë të përbërë edhe nga Veseli që po përfaqëson Kosovën në Bruksel.
Ajo ka kritikuar ashpër përbërjen e 6 përfaqësuesve të Kosovës, ku në të nuk ka qenë pjesë përbërëse asnjë grua. Madje as ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Ajo ka thënë se me këtë përbërje munden ta festojnë liberalizimin e vizave duke gjuajtur me revole, por sipas saj evropian nuk mund të bëhen pa gra në përfaqësim.
“Me këtë përbërje mundeni me u mbledhë e me qitë alltija nëpër oda e me festu liberalizimin e vizave. Por evropian pa gra në përfaqësim, e me këtë mendësi, me u ba, kurrë jo”, ka shkruar ajo.
Në Bruksel sot kanë udhëtuar gjashtë zyrtarët më të lartë të shtetit, duke përfshirë, presidentit Thaçin, kryeministrin Haradinaj, zv/kryeministrin Pacolli, zv/kryeministrin Limaj, Zv/kryeministrin Gashi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.