Arben Gashi: Me apo pa marrëveshje, sot dhe nesër përfundon gjithçka me VV-në

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga LDK, Arben Gashi ka folur pak orë para takimit të orës 15:30 në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Deputeti Gashi, ndër të paktët që ka thyer heshtjen rreth 40 orëshe të LDK-së në raport me media, duke thënë se sot ose më së largu nesër do kemi finalizim të rezultatit të negociatave, qofshin ato pozitive qofshin negative.

“Po vijmë drejt finalizimit. Besoj se sot ose nesër rrjedha e ngjarjeve do të çoi deri tek konkluzioni, qoftë ai pozitiv apo negativ. Qoftë Po, qoftë Jo. pra limitet janë tek faza finale dhe kjo qëndron.”-shprehet Gashi.

Deputeti Gashi ka treguar në ‘RADIO 1’, se cilën përgjigje e pret sot Isa Mustafa nga Albin Kurti.

“Ajo çfarë është kërkuar dje dhe pardje nga kryetari ynë Mustafa në takim me z.Kurti është që meqenëse ai (Kurti) ka marrë hapa të njëanshëm, siç është zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nominimi i disa emrave të Ministrave, qysh e mendon ai zgjidhjen tani. Cili është opsioni i tij me të cilin mendon ai ta ndërtoi qeverinë. Normal krahas kësaj ne mbetemi tek ajo që jemi dakorduar paraprakisht që të kemi qeveri të balancuar. Pra këtë po e pret z.Mustafa dhe besoi është korrekte nga ana jonë.”-tha Gashi.

Ndryshe, Arben Gashi ka qenë pjesë e disa prej takimeve të delegacioneve në mes të LDK-së dhe VV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme