Inkuadrimi eventual i Arben Llabunishtit në Lëvizjen BESA do të mund të ishte edhe goditja fatale për Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas rezultateve të fundit të ankesës të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM), dallimi midis BDI’se dhe Lëvizjes BESA është vetëm 3%.
Kohë më parë nënkryetari i Levizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi publikoi një foto nga takomi midis strukturave udhëheqëse të kësaj partie dhe Arben Labunishtit duke lënë të nënkuptohet se tashmë kanë nisur negociatat për kalimin e Labunishtit në radhët e BESES.
Së shpejti, sipas burimeve të sigurta të portalit Sakte.net, në këtë Lëvizje pritet të aderojnë edhe personalitete të shquara, përfaqësues të shoqatave jo qeveritare të cilat konsiderohet se do ta thellonin epërsinë e Lëvizjes BESA në raport me BDI.
Edhe publicistët Fejzi Hajdari e Xhenis Sulimani shprehen qëndrimet se “Epoka e BDI-së” po merr fund dhe se njerëzit e vlefshëm e kanë vendin në Lëvizjen BESAështë çështje kohe kur lëvizja BESA do të kalonte në epërsi. /Sakte.net