“Sot ishim ne Shkup per tu takuar me Levizjen Besa dhe Zijadin Selen per te kuptuar me shume rreth situates dhe pergatitjeve per zgjedhje. Ne nuk jemi ketu per ti treguar asnjeres pale se cka te beje por jemi te interesuar per gjendjen e shqiptareve ne Maqedoni. Si VETEVENDOSJE kemi qendrimet tona dhe kur mendojme se dicka eshte ne perputhje me qellimet tona atehere perkrahim. Por keto takime ishin vetem pjese e takimeve te rregullta me keto dy subjekte”, kjo është deklarata e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për portalin Sakte.net, i cili bashkë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje! takuan ndarazi personalitete udhëheqëse të opozitës shqiptare në Maqedoni.
Me këtë deklaratë, Ahmeti ka përgënjeshtruar dhe i ka quajtur si të pavërteta raportimet në disa media të cilat tentuan t’i japin kahe tjetër këtij takimi qëllim mirë që, mbi të gjitha, për synim kishte bashkëpunimin dhe interesimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE për subjektet politike opozitare në Maqedoni dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve në këtë vend./Sakte.net