Arbër Zaimi paralajmëron Berat Buzhalën se çfarë do të ndodh me llojin e gazetarëve si ai

Autor: Arbër Zaimi

Mediet e Shik-ut (ku bajrakun e mban Gazeta Express) ishin ato që nxitën fushatën kundër aktivistëve të VV nga Shqipëria, fushatë e mbushur me shpifje, etiketime e sharje, e cila rezultoi në përzënien tonë të padrejtë e të padinjitetshme.

Mediet e Shik-ut (ku më e zjarrta ishte Gazeta Express) ishin ato që nxitën fushatën e shpifjeve inkriminuese që rezultoi në akuzën e arrestimin e padrejtë të gjashtë aktivistëve të VV e në vdekjen në burg të Astrit Deharit. Edhe pse provat e pafajësisë së aktivistëve janë publikuar, të shumta e të pakundërshtueshme, këto medie ende shpifin e nxisin kundër aktivistëve të mbetur gjallë.

Po këto medie (me Gazetën Express në ballë), kanë shpifur, keqinformuar, sharë, mashtruar, kur kemi pasur dikur protestat për reciprocitet ekonomik me Serbinë (gjë e cila vite më vonë u pranua si gjëja e duhur prej mbarë opinionit). Kanë pështyrë, ofenduar, gënjyer, kur kemi protestuar kundër privatizimeve e aferave korruptive, e sot i bëjnë elozhe protestave në Rumani. Kanë vjellë vrer e poshtërsi kur kemi protestuar për sovranitet, e sot bëjnë sikur gëzohen meqë u prish muri (i cili edhe sikur të nos ndërtohej sërish pas dy ditësh nuk e zhbën faktin se Veriu kontrollohet prej Serbisë e strukturave kriminale, ndërsa dialogu në Bruksel ka forcuar veç ndarjen e Kosovës).

Këto medie i kanë quajtur kauboj e komisarë aktivistët që ndalën mafien e ndërtimeve, apo që denoncuan nxehjen e shkollave me lëndë të rrezikshme në Komunën e Prishtinës, këto bënë fushatë kundër ushqimit të fëmijëve të vegjël në shkolla, kundër autobusëve të rinj, kundër rrugëve rurale, kundër heqjes nga puna të të korruptuarve, e janë po këto që insistojnë prej vitesh të krijojnë përçarje në VV duke pjellë diçka joreale, si kinse një krah të moderuar në VV e konspiracione të tjera qesharake.

Nuk është për t’u habitur që sot, kur u rikthye në skenën publike skenari i Zajednicës, këto medie kapen me jetën private të eksponentëve të VV, edhe aty duke shpifur, sharë e ofenduar sa të mundin. Misioni i tyre është të përbaltin e përçajnë këdo që është kundër korrupsionit e privatizimeve, apo që është për reciprocitet e sovranitet. Misioni i këtyre medieve është të rrëzojnë VV e të ngrenë Zajednicën.

E kush i drejton këto medie? Një ish deputet i PDK-së i cili si provë paanshmërie paraqet një konflikt me një korporatë po ashtu të PDK? Një këshilltar i Thaçit? Një rrogëtar i Veselit e mik i policisë? Një agjent i vjetër i shumë regjimeve që sot luan analistin?

E dimë me kë kemi të bëjmë. I keni duart me gjak, xhepat plot pare të vjedhura, e fytyrën me bajga! Nuk kemi për t’ju rehabilituar. Pendimi juaj do jetë si pendimi i N. Bllacës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme