Arbitrazhi, Mickoski: Shpëtuam 50 milion euro

Kryeministri Mickoski tha se shteti shpëtoi të paktën 50 milion euro, që rrezikonte t’ia paguajë kompanisë Sinohidro në procesin e arbitrazhit. Këto para Micksoki tha se do të shpenzohen për projekte në dobi të qytetarëve.

“Është një arbitrazh i nisur nga një nënkontraktor ndaj Sinohydro, dhe Sinohydro ndaj shtetit. Me një qasje të arsyetuar mund të them se në 30 ditët e kaluara është siguruar që ai arbitrazh është tërhequr. Përndryshe, ekzistonte rreziku që të shpenzohen së paku 50 milionë euro para publike dhe këto janë mjete që tani do t’i kemi më shumë për biznes, më shumë për qytetarët, më shumë për investime kapitale. Është mirë që dolëm nga ai proces i ndërlikuar pa u ndëshkuar”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme