Ariana Fejzullahu, është njëra nga emrat më të komentuat të show-bizit.
Që kur ajo u martua me këngëtarin e njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.
Ani pse është nënë e katër fëmijëve, Ariana gëzon forma shumë të mira dhe hiret e saj shpesh i poston në rrjetet sociale.
Ariana në çdo paraqitje duket elegante dhe e rregulluar bukur.
E sot ajo ka dalë në kafe me burrin e saj, Ermalin.
Të kombinuar në veshje, ata po duken në disponim të mirë pranë njëri-tjetrit. /ORAinfo/