Arifi: Pala serbe le të shprehen nesër në takim për Asociacionin

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe nuk do të ndryshohet.

Duke theksuar se një gjë të tillë nuk do ta lejojë Beogradi të ndodhë, ai ka shtuar se asnjë ndryshim nuk do të merret parasysh.

“Nëse kjo ndodhë, marrëveshja e Brukselit do të bie”, është shprehur Daçiq.

Njëjtë deklaroi ditë më parë drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq duke thënë se marrëveshjes së Asociacionit nuk mund t’i zhvendoset asnjë presje.

Kreu i delegacionit të Kosovës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Avni Arifi nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve serbë.

“Nuk komentoj qëndrimet në distancë. Nesër më shohin ‘live’ dhe le të shprehen”, ka thënë Arifi për lajmi.net.

Gjatë takimit të nesërm me palën serbe në Bruksel, Arifi do të prezentojë një projekt të ri të marrëveshjes për AKS-në e cila do të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Po ashtu edhe qëndrimi i Qeverisë është që Asociacioni të formohet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pasi thuhet se si i tillë që është përbënë shkelje të ligjeve të Kosovës.

Përpos Asociacionit, temat që do të diskutohen në këtë takim i cili do të udhëhiqet nga Brukseli, janë ura e Mitrovicës dhe energjia./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme