Arifi: Vetëvendosje, përjashtuese për ata që mendojnë ndryshe

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i ka ftuar të rinjtë që të jenë më të hapur në politikë, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është shembull më i keq për këtë, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, ky subjekt politik është i mbyllur dhe përjashtues për ata që mendojnë ndryshe.

Këto komente ai i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur sot në kolegjin ISPE në Prishtinë.