Arka e shtetit nuk do t’i ketë 2 miliardë euro, siç ishte proklamuar me pompozitet në fillim. Do t’i ketë 200 milionë euro më pak, shkruan sot Koha Ditore.
E dhëna është evidentuar në ndryshimet buxhetore, që kanë kaluar, të premten, në Qeveri dhe që i janë përcjellë Kuvendit për t’i miratuar.
Bedri Hamza, ministër i ri i financave, ka thënë se buxheti të cilin e ka trashëguar Qeveria e tashme nga ajo e Isa Mustafës, është i ndërtuar nën supozime hipotetike të burimeve të financimit – kryesisht nga fondet e likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe nga huamarrja përmes klauzolës së investimeve…