Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj gjatë një debati me Albulena Haxhiun e VV’së për rastin e Astrit Deharit, ka deklaruar se Lëvizjen Vetëvendosje e ka krijuar SHIK’u.
Këto deklarata të Zemajt erdhën pasi i njëjti gjatë ditës në një komision parlamentar akuzoi VV’në se e ka shtyrë aktivistin e saj Astrit Dehari të vetëvritet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Derisa debatonin në Klan Kosova ma kryetaren e këtij komisioni, Albulena Haxhiun, kjo e fundit tha se deklarata si të Zemajt nuk kanë dhënë as SHIK’u dhe ish-drejtuesi i saj Kadri Veseli.
E menjëherë iu është kundërpërgjigjur deputeti Zemaj.
“Nuk ju akuzon ai [Kadri Veseli] se është themelues i juaji”, tha deputeti i LDK’së, duke ju referuar periudhës kur Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) ishte drejtuar nga sot kryeparlamentari Veseli.
Gjatë këtij debati për rastin Dehari, Zemaj ka lënë të kuptohet se për të fajtorë janë Lëvizja Vetëvendosje edhe për arsyen se pse Astrit Dehari u arrestua.
“Kush e ka qu në burg?”, pyeti Zemaj deputeten e VV’së Albulena Haxhiu, derisa ajo akuzonte pushtetin dhe policinë se e arrestuan pa fakte Deharin dhe e akuzuan për terrorizëm.