“ARNO”, nis fushatën e ndërgjegjësimit për të riparuar gjësende të ndryshme

Gazetar: Avni Tahiri

Nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Georgi Dimitrov” në Shkup, sot bënë riparimin e lodrave të cilat për festat e fundvitit do t’i dhurohen fëmijëve të familjeve me më pak mundësi.

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Riparimeve në Shkup, organizata “ARNO” në bashkëpunim me Komunën e Kisella Vodës shpallën hapjen e qendrës së parë të riparimit, e cila do të jetë në dispozicion të qytetarëve nga janari i vitit të ardhshëm.

“Qëllimi i gjithë kësaj është që të promovojmë kulturën e riparimit, t’i mobilizojmë qytetarët, të njoftojmë për partneritetin tonë me komunën dhe të njoftojmë se në të ardhmen do të zgjerohemi edhe me hapësira por edhe me përmbajtje. Sot janë këtu edhe nxënësit e shkollës së mesme Georgi Dimitrov të cilët do të mësojnë për aftësitë e gjelbra, nevojën që nxënësit që nga koha arsimit formal të jenë të vetëdijshëm për ripërdorimin e mbeturinave, riparim, diçka që mendojmë se është ardhmëri ekonomike”, deklaroi Irina Janevska – Organizata “ARNO”.

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski ofroi mbështetje për projektet e tilla të cilat kanë të bëjnë me rritjen e ndërgjegjes së riciklimit ose riparimit.

“Arritëm në një organizim të përbashkët të cilin në perspektive kemi plan që nga janari të zgjerohet në vend ku qytetarët tanë do të mund të riparojnë aparatet e kuzhinës, mobilet, lodrat e fëmijëve që do të thotë se krijojmë hapësirë për ekonomi qarkulluese. Në atë mënyrë do të ndikojmë drejtë për së drejti në familjet sociale në komunën Kisella Vodë duke u ndihmuar në këtë mënyrë që pajisjet të cilat nuk i kanë funksionale të vihen në funksion dhe nga ana tjetër do të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit jetësorë”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Kisella Vodës.

Nga organizata “Arno” benë thirrje që mjeshtërit e interesuar të paraqiten në qendër për të kontribuar në riparim të pajisjeve të ndryshme. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme