Një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në fshatin Gosë të Kavajës. Ai është goditur nga një 50-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë e plagëve të marra, N. V., 61 vjeç, si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Kavajës:
Informacion paraprak/ Më datë 18.04.2022, rreth orës 08:40, në fshatin Gosë, shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me mjet prerës, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.