Në Suharekë dje pasdite është vrarë me armë zjarri një person.
Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm bën me dije se dje pasdite është vrarë në Suharekë një person.
Sipas policisë vrasja ka ndodhur në orën 16:00 të ditës së djeshme, pasi i ndjeri është qëlluar nga pakujdesia prej një personi tjetër.
I dyshuari për këtë vrasje në Suharekë është arrestuar, ndërsa policia ka konfiskuar një armë të llojit AK47.
Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.