“Arrestimi i Ergys Agasit është vetëm fillimi” / Protesta e 88-të para Kryeministrisë, protestuesit: Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës!

Arrestimi i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasi ka jehuar edhe në ditën e 88-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë.

Qytetarët e pranishëm në shesh e kanë cilësuar prangosjen e tij si një lajm të mirë, ndërsa i kanë kërkuar SPAK-ut shtrirjen e mëtejshme të hetimeve.

Gjatë fjalës së tij përpara protestuesve, një nga qytetarët nënvizoi se arrestimi i Agasit duhet të jetë vetëm hapi i parë drejt vënies përpara drejtësisë të funksionarëve më të lartë shtetërorë.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Ja ku jemi këtu, me një lajm të mirë, me arrestimin e Ergys Agasit. Arrestimi i tij është vetëm fillimi. Ne kërkojmë arrestimin e Belinda Ballukut, të Edi Ramës!” u shpreh ai gjatë tubimit.

The post “Arrestimi i Ergys Agasit është vetëm fillimi” / Protesta e 88-të para Kryeministrisë, protestuesit: Duam arrestimin e Ballukut dhe Ramës! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme