Pas arrestimit të Veliajt dhe deklaratave të forta ndaj sistemit të drejtësisë në vendin tonë, kryesisht ndaj SPAK/GJKKO, duket se kryeministri Edi Rama është angazhuar intensivisht edhe ne drejtimin e kryeqytetit, pasi do të mbledhë pasditen e sotme të gjithë punonjësit e Bashkisë Tiranë, në sheshin “Skëndërbej”.
Mbledhja do të mbahet rreth orës 16:30.
Siç duket dhe në fotot e mëposhtme, sheshi po përgatitet duke vënë skenën dhe karriget për të mbajtur këtë mbledhje.
Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.
Në Sheshin Skëndërbej pritet të mblidhen ditën e sotme rreth 6 mijë punonjës që janë në varësi të Bashkisë së Tiranës.
PROTESTA PARA SPAK
Punonjësit e Administratës së Bashkisë kanë protestuar në mënyrë simbolike para SPAK më datë 12 shkurt. Ata kërkuan lirimin e Erion Veliajt nga paraburgimi, ndërkohë që kanë mbajtur pankarta në duar me punët publike të realizuara në Tiranës.
Një situatë që ngjalli fort reagime u krijua pasi GJKKKO vendosin lënien në fuqi të arrestimit të Veliajt, ç’ka u shoqërua me një sërë reagimesh, si bllokimin e portës dalëse të SPAK, apo ofendimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.