Arrestimi i Vlora Hysenit/ AFP: Skandali i fundit që godet Ramën, i cili po përballet me protesta prej muajsh

AGENCE FRANCE-PRESSE (AFP)

Prokurorët që merren me çështjet e korrupsionit kanë lëshuar të martën një urdhër arresti ndaj drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të një hetimi për korrupsion, ku është përfshirë gjithashtu një zyrtar i lartë i policisë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri të ditur në një komunikatë se ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe vendosjen në arrest shtëpie të zonjës Hyseni, e dyshuar se ka nxjerrë informacione konfidenciale.

Sipas mediave lokale, Vlora Hyseni aktualisht nuk ndodhet në vend. Ky është skandali i fundit i korrupsionit që godet qeverinë e kryeministrit Edi Rama, i cili prej disa muajsh përballet me një lëvizje protestash kundër një projekti të diskutueshëm për një kompleks turistik në jug të vendit, të mbështetur nga dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner.

Emërimi i saj kishte shkaktuar kritika

Sipas komunikatës së Prokurorisë, është arrestuar gjithashtu drejtuesi i sektorit të Institutit të Policisë Shkencore. Zonja Hyseni drejton që prej vitit 2023 Shërbimin Informativ të Shtetit shqiptar (SHISH).

Emërimi i saj kishte shkaktuar kritika në Shqipëri për shkak të shtetësisë së saj kosovare dhe funksionit të mëparshëm si numri dy i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës, nga i cili ajo ishte shkarkuar.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili u shkarkua më herët këtë vit, gjithashtu u paraqit të martën në mëngjes në SPAK, në kuadër të së njëjtës çështje.

Hetimi përfshin gjithashtu Ermal Beqirajn, i arrestuar në Francë në fund të gushtit, dhe biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar më 26 gusht.

The post Arrestimi i Vlora Hysenit/ AFP: Skandali i fundit që godet Ramën, i cili po përballet me protesta prej muajsh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme