Dy persona të gjinisë femër janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës në qytetin e Prizrenit.
Kjo pasi atyre gjatë kontrollimit u janë gjetur dhe konfiskuar rreth 54 gramë substancë narkotike, marihuanë.
Së bashku me to dyshohet edhe një person tjetër, i gjinisë mashkull por ai tashmë është në arrati.
Ndryshe, të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.