Tërmeti në Guinenë e Re, mbi 100 të vdekur

Rajoni malor i Papua në Guinenë e Re u trondit rreth një javë më parë nga një tërmet i magnitudës 7.5 ballë, bilanci i viktimave të së cilit ka shkuar në më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të plagosur

Tërmeti i parë u pasua me tronditje të forta, duke përfshirë dy me një madhësi prej 6 ballë të hënën.

Këto shkatërruan fshatra të tëra dhe infrastrukturën rrugore, duke shkaktuar qindra rrëshqitje të tokës që bllokuan rrugët.

Mijëra të shpërngulur, mbetën pa ushqim ose ujë. Për të përkeqësuar krizën, ekziston nevoja për të çaktivizuar projektin më të madh të zhvillimit në vend, projektin e nxjerrjes së gazit të lëngshëm që operohet nga gjiganti amerikan ExxonMobil, i dëmtuar nga tërmeti.

Mbyllja e ExxonMobil do të ketë një “ndikim të rëndë” mbi ekonominë, paralajmëroi kryeministri Peter O’Neill.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme