Arrestohen dy shqiptarët në Itali, fshehën kokainën në kutinë e karameleve! Sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro

Dy shqiptarë, rreth moshës 36 dhe 31  kanë ranë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me kokainë.

Ndërhyrja e policisë u zhvillua në Città della Pieve. Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane ranë në gjurmët e shqiptarëve, pasi vunë re lëvizje të dyshimta të tyre gjatë udhëtimit me makinë.

Pas ndalimit nga autoritetet u bë kontrolli në automjetin e të rinjve, ku edhe u vu re se në një kuti të vogël metalike , u gjetën 13 doza kokainë. 

Gjithashtu efektivët gjetën edhe para me vlerë mbi gjashtë mijë euro./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme