Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Peshkopi, ku shoferi me iniciale F.S., humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Dibrës, duke përplasur edhe punonjësin e sigurisë.
Fatmirësisht, punonjësi i sigurisë me iniciale G.D. ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër, shoferi i automjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMW’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër duke shkaktuar dëme materiale.
Gjithashtu ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim pranë Gjykatës.
Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



