Arrestohen dy të dyshuar për rreth 20 vjedhje

Më 18 dhjetor, rreth ores tre të natës, dy të dyshuar të pa njohur, njëri me një thikë në dorë e kanë thyer derën e shitores “Mali” buzë rrugës magjistrale në fshatin Lubizhdë dhe nga aty kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Pas raportimit të rastit, hetues policorë të stacionit “Veriu” dhe ata rajonalë kanë arritur që t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë të dyshuarit të cilët janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, shkruan në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Gjatë intervistave, pas ballafaqimit me prova, të njëjtin kanë treguar edhe për rreth njëzetë vjedhje tjera të cilat i kanë kryer. Hetuesit po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rasteve të dyshuara ndërkaq prokurori i shtetit ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme