Arrestohen katër persona, dyshohen për krijimin e organizatës terroriste

Gazetar: Mihajllo Donev

Katër persona të dyshuar për krijimin e organizatës terroriste janë privuar nga liria ndërsa Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzime penale ndaj tyre. Policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar dhe dyshimet janë se celula terroriste ishte e lidhur ideologjikisht me grupin e njohur terrorist- ISIS.

“Synimi i anëtarëve të celulës terroriste ishte kryerja e aktit terrorist kundër objektivave civile ose të ashtuquajtura objektiva të buta, gjegjësisht objekteve publike në vend, me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për të arritur qëllimin e tij, i akuzuari i parë ka krijuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilat shpërndante materiale propagandistike të marrë dhe të përkthyer më parë të ISIS-it duke rekrutuar anëtarë të ri”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Pas kallëzimit penal nga MPB-ja, prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë ka marrë masa për këtë rast ndërsa të dyshuarit tashmë janë në paraburgim.

“Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka dorëzuar propozime te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Gjykatësi ka pranuar propozimet dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë”, thonë nga PTHP NKOK.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia në prani të prokurorit kompetent publik, tek të gjithë të dyshuarit janë gjetur pushkë automatike, pistoleta, pajisje kompjuterike dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme