Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Komunën e Pejës.
Policia ka njoftuar se në fshati Qyshk të Pejës janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj, pasi tre nga ta në vazhdimësi kishin vjedhur kafe nga një depo pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar ku ishin duke punuar ata.
“Kafen e vjedhur e kishin shitur tek i dyshuari i katërt”, thotë Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje dhe vepra është klasifikuar si ‘vjedhje e rende’. /Lajmi.net/